Irini Shehu, ish-drejtoresha e Spitalit Rajonal Dibër, që i çau ballin me shishe shefit të financës, Shaban Uklala dhe terrorizoi punonjësit me ofendime e kërcënime, ka “ndezur motorët” për zgjedhjet e 11 Majit.
Edhe pse dhunuese e vartësve dhe e proceduar për veprën penale të “Përndjekjes”, Irini Shehu nuk harron t’i shërbejë Edi Ramës, Partisë Socialiste dhe Belinda Ballukut, që i dhanë postin e drejtoreshës dhe e mbrojnë nga policia, pasi kallëzimi për dhunën ndaj Uklalës nuk u mor fare në konsideratë.
Si fillim për t’i rënë në sy sa më shumë kryeministrit Edi Rama, ajo ka zgjedhur të bëhet kopje e tij duke përdorur etiketimet “bufa kënete” për opozitën e Dibrës që synon një karrige në parlament.
Por jo vetëm kaq pasi për të treguar se sa e shqetësuar është për zgjedhjet e 11 majit, mandatet e Dibrës dhe interesat e dibranëve e problemet e tyre, ajo ka kërkuar publikisht një takim me kryeministrin Edi Rama.
Duke harruar fare bëmat e saj, ajo i ka kërkuar Ramës që të takohen para publikimit të listave përfundimtare për kandidatët e qarkut Dibër, pasi sipas saj ky takim do jetë i vlefshëm dhe do ndikojë në rezultatin e pritshëm të Partisë Socialiste në këtë qark.

Edhe pse në zgjedhjet e 2021, Partia Demokratike fitoi në Dibër 3 mandate dhe la PS vetëm me 2, për zgjedhjet e 11 majit 2025, Irini Shehu duket se ka punuar fort me shantazhet e kërcënimet ndaj vartësve, pasi e bindur thotë se PS do fitojë 3 në mos 4 mandate dhe për këtë kërkon ta takojë para publikimit të listave.
E sikur të mos mjaftonte kjo, ajo ka nisur t’i lëpihet edhe Belinda Ballukut, me të cilën ka lidhje të forta pasi e mbron nga çdo denoncim apo kallëzim që dibranët kanë për të.
Mesa duket, Irini po luan çdo gur të mundshëm për t’i rënë në sy kryeministrit dhe zëvendëses së tij, dhe për t’u kthyer në krye të spitalit të Dibrës./joq