Çfarë po ndodh?/ Zbulohen tre nëndetëse ruse pranë infrastrukturës kritike britanike

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretëria e Bashkuar, John Healey, ka bërë të ditur se tre nëndetëse ruse janë vërejtur pranë kabllove dhe tubacioneve nënujore në veri të vendit.

Sipas tij, këto lëvizje janë parë si një operacion i fshehtë, ndërsa Marina Mbretërore ka reaguar duke dërguar anije dhe helikopterë për t’i ndjekur nga afër.

Deri tani nuk raportohet për dëmtime në infrastrukturë.

Në mesazhin drejtuar Vladimir Putin, u bë e qartë se çdo ndërhyrje ndaj kabllove nënujore nuk do të pranohet dhe do të ketë pasoja.

Edhe kryeministri Keir Starmer u shpreh se vendi do të ndërmarrë çdo hap për të mbrojtur sigurinë dhe ekonominë.

Nga ana tjetër, Nigel Farage ngriti dyshime për gatishmërinë e forcave detare.

Kabllot nënujore janë shumë të rëndësishme për Mbretërinë e Bashkuar, pasi pjesa më e madhe e internetit dhe një pjesë e energjisë kalon përmes tyre, duke e bërë situatën të ndjeshme.