Jasir Asani vendimtar në kualifikimin e Guangju në çerekfinale të Champions-it aziatik. Paraqitja fantastike e anësorit shqiptar, eliminoi sot kampionët e Japonisë.
Ishte minuta e 118-të, kur Asani shënoi një eurogol kundër gjigantëve të Visel Kobe. Gol që solli rezultatin historik dhe kualifikimin.
Guangju e kishte humbur ndeshjen e parë në transfertë me rezultatin 2-0. Në shtëpi i befasoi të gjithë.
Asani ishte ai që dërgoi takimin me shtesa, pasi shënoi në minutën e 85-të me penallti. Rezultati 2-0 i dha besim Guangju, që shtoi sulmet në “extra-time”.
Mrekullia nga këmbët e Asanit erdhi pikërisht në minutën e 118-të. Nga jashtë zone, lojtari i Kombëtares e dërgoi topin aty ku nuk mund të pritej.
Ky dygolësh e dërgon sulmuesin e Kombëtares atë në kuotën e 9 golave duke e vendosur në krye të golashënuesve.
Asani foli pas ndeshjes ku ishte lojtari më i spikatur. Lojtari i Kombëtares deklaroi:
“Të jem i sinqertë ishte ndeshje shumë e vështirë. Jam shumë i lumtur sepse morëm revanshin në shtëpi, 3-0. Të jem i sinqertë nuk kam fjetur prej dy ditësh sepse mendoja për këtë ndeshje.
Ishte e vështirë dhe për mua dhe skuadrën është vetë jeta. Dhamë 100% dhe po ta shikoni, të gjithë janë të lumtur dhe shkojmë në raundin tjetër tani”, u shpreh Asani ndër të tjera.