Vdekja e Igli Gjocajt te “Orange Club”, adminitratori: Ishte mik me pronarin, erdhi të jepte mendim për lyerjen!

Administratori i lokalit ‘Orange club‘, Ermal Fataj i arrestuar lidhur me ngjarjen e 9 prillit, ku 33-vjeçari Igli Gjoca, humbi jetën gjatë punimeve në ambjentet e lokalit ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve.

Adminitratori u arrestùa nën akuzën e punësimit të paligjshëm të Gjocajt, por ka mohuar që ta ketë punësuar, duke deklaruar se i ndjeri ishte mik me pronarin.

Fataj ka deklaruar se 33-vjeçari ka shkuar në lokalin ‘Orange Club‘ pasditen e 9 prillit për të parë punimet që po kryheshin, nisur edhe nga miqësia që kishte me pronarin.

Sipas deklarimeve të tij, Igli Gjoca nuk ishte i punësuar, pasi ai punonte në servisin e tij, por kishte shkuar për të dhënë mendim për lyerjet dhe punimet që kryheshin në lokal.

Igli Gjoca ndërroi jetë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës së tij në lokalin në Sarandë. 33-vjeçari u transportua me urgjencë drejt spitalit të Sarandës, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojë.