Një spirale e ndritshme u shfaq në qiellin e natës në të gjithë Britaninë e Madhe dhe Irlandën dhe ekspertët e Shërbimit Meteorologjik Britanik shpjegojnë se shkaku i këtij fenomeni të pazakontë ka shumë të ngjarë tymrat e raketës SpaceX Falcon 9.
Fenomeni u vëzhgua nga Danimarka në Milano dhe spiralja ishte e dukshme për disa minuta para se të zhdukej, raportoi Sky News.

Sipas ekspertëve, gazrat e ngrirë të shkarkimit nga shtresat e sipërme të raketës krijojnë forma në atmosferë ndërsa reflektojnë rrezet e diellit, duke i bërë ato të dukshme nga Toka.
Ky efekt ndodh kur karburanti i hedhur nga faza e sipërme e një rakete ngrin menjëherë në lartësi të madhe.
Raketa Falcon 9 u lëshua nga Florida të hënën rreth orës 17:50, si pjesë e një misioni të qeverisë amerikane.
https://twitter.com/metoffice/status/1904312821858644415?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1904312821858644415%7Ctwgr%5E20b14154679e86ff6e719a445d3b7f4b573a8d39%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Flifestyle%2Fzbulohet-misteri-i-spirales-se-ndritshme-ne-qiell-i88337