Momenti tronditës kur kali i Gardës Mbretërore britanike kafshon turisten që pozonte për foto (VIDEO)

Momenti tronditës kur një kalë i Gardës Mbretërore britanike kafshon një turiste pasi ajo e prek teksa pozonte për një foto, është bërë viral në rrjet.

Videoja që tregon gruan duke vënë dorën në qafën e kalit, ndërsa kafsha i kthehet dhunshëm është parë nga mbi 855,000 persona.

Pas sulmit të kalit, turistja pengohet dhe e tronditur për pak sa nuk rrëzohet.

Kafsha, e hipur nga një anëtar i kalorësisë shtëpiake, ishte montuar pranë një tabele që paralajmëronte vizitorët: ‘Kujdes! Kuajt mund të shkelmojnë ose kafshojnë.’

Incidente të tilla me kuajt e Gardës Mbretërore ndodhin shpesh edhe pse ka tabela që paralajmërojnë turistët të shmangin kontaktin me ta, ku shkruhet: “’Kujdes! Kuajt mund të shkelmojnë ose kafshojnë.”