Sulmet ndaj liderit të PD, Sali Berisha, kryeministri Edi Rama i vijoi edhe nga Kreta.
Por kreu i qeverisë nuk la jashtë vëmendjes as drejtuesit e partive të vogla të cilët i quajti si “shitësit e qilimave”.
“Bufi jonë atje në Tiranë ka dalë nga shprehja “Çfarë do aty o buf kënete”. Këto nuk mund t’i bëjnë as “shitësit e qilimave” që dalin në diasporë e thonë na e jepni votës ne rinisë, dhe ata rinia në listat e kandidatëve kanë babanë krushkun dajën”, u shpreh Rama.
Edi Rama: Bufi i kënetës thotë un jam i mençur dhe i bukur si Athinaja, duke iu referuar bufit të vogël që ishte simboli i grekërve të lashtë, por bufi i vogël nuk kishte lidhje me kënetën. Bufi jonë atje në Tiranë ka dalë nga shprehja “Çfarë do aty o buf kënete”. Këto nuk mund t’i bëjnë as shitësit e qylymave që dalin në diasporë e thonë na e jepni votës ne rinisë, dhe ata rinia në listat e kandidatëve kanë babanë krushkun dajën, sepse nuk kanë dot aq njerëz sa t’i vënë për lista, dhe kjo është mënyra se si e shohin ata besnikërinë ndaj partisë.
Jam krenar sepse u kemi dhënë shqiptarëve në çdo qark e komunitet, skuadër me më shumë të rinj se të gjitha të tjerat të marrë bashkë dhe më shumë eksperiencë për të vënë flamurin.
(BalkanWeb)