Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Skandal në turneun e kikboksit që u mbajt në Cetinjë të Malit të Zi.

Arbitri në ring Fegja Trbonja goditi me trofe në fytyrë trajnerin e kikboksierit nga Kosova, Nart Mehmeti. Shkak u bë futja në ring e tij duke shprehur pakënaqësinë dhe bërë me gjeste në drejtim të trajnerit të kikboksierit nga Mali i Zi.

Sigurimi më pas ndërhyri dhe e përcolli nga arena trajnerin kosovar dhe kikboksierin e tij. E gjithë ngjarja është filmuar dhe është bërë virale në rrjetet sociale.

https://www.instagram.com/reel/DCugnfPOP2e/?utm_source=ig_embed&ig_rid=54f280ee-7c0d-4d5c-bfc8-c2c77b0b90c0&ig_mid=1F3436CE-2765-4DA9-8A27-418F92447B61