Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot me episodin e tretë të sezonit të ri të podcastit “Flasim”, ku ka folur pak edhe për veten. Ai u shpreh se shumicën e kohës e kalon mes katër mureve dhe kontaktin me natyrën e ka shumë të paktë.
“U bë kohë që i kam kaluar të 50-at. Natyra ime janë muret, koha kalon më tepër mes 4 mureve dhe çdo vit kalon më shpejt se viti paraardhës dhe kur kthen kokën pas mahnitesh se si ka kaluar shpejt koha.
Kjo është një histori ngjitjesh e zbritjesh, në momente të caktuara ndjehesh i rrëzuar, ka shumë presion, stres, dhimbje fizike, sepse është shumë e vështirë dhe e pamundur t’ja shpjegosh dikujt që kur arrin në majë je vetëm.Kjo është një punë me vendime të shpeshta çdo ditë. Lërë këtë punë për mua është sipërfaqësore, nuk vjen nga thellë. Nuk e kam insistuese ndryshe do kuptoja që ka mbaruar zjarri, dhe deri këtu e kisha. Mua nuk më është shuar zjarri”.