Këtë të enjte 17 prill 2025, dollari ka shënuar treguesit më të ulët të këmbimit me lekun, gjatë 20 viteve të fundit.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, tregues të cilët janë një mesatare e kursit të këmbimit të bankave në vend, një dollar amerikan u këmbye mesatarisht me 87.31 lekë si asnjëherë më parë gjatë dekadave të fundit, raporton skyweb.al.
Pasiguria e ndjekur pas vendosjes së tarifave dhe nisjes së luftës tregtare të SHBA-së me aktorë të tjerë globalë, si edhe problemet strukturore të brendshme duket se janë shkaqet kryesore të kësaj rënieje të fortë të dollarit amerikan sa i përket zhvillimeve të jashtme.
Ndërkohë që sa i përket faktorëve të brendshëm, duhet marrë në konsideratë fakti që Shqipëria ndodhet në prag të sezonit turistik, në një fushatë elektorale si edhe po përballet me flukse të mëdha paraje informale.
Sa u përket monedhave të tjera, një euro u këmbye me mesatarisht 99.33 lekë, kurse një paund britanik me 115.61 lekë.