Ήαbit grυαja e Canës: ‘Më la ρas 3 muajsh, sepse dònte grυa shqiptare’!

Bashkëshortja e Lorik Canës, Monica, ka zbuluar prapaskena interesante nga fillimet e lidhjes së tyre. Personat më të rëndësishëm dhe më të afërt të ish-futbollistit shqiptar kanë folur në dokumentarin “Lorik”, i cili iu kushtua kapitenit legjendar.

Monica e ka treguar historinë e dashurisë me ish-futbollistin, duke zbuluar një detaj që nuk dihej deri më tani…të dy ishin ndarë për disa muaj pasi Lorik Cana dëshironte një grua shqiptare.

“Shkoj me disa shoqe të miat në restorant. Aty ishte një tryezë e madhe dhe unë ulem përballë. Aty ishte edhe Loriku dhe shpesh shkëmbenim shikime dhe buzëqeshje. Në fund vjen kamerierja për ta sjell faturën dhe ma sjell edhe një letër me numrin e telefonit dhe me emrin. Kur shkoj në shtëpi i shkruaj: ‘Ka ikur koha e letrave. Duhet të ishe ngritur nga tryeza dhe të më flisje’. Ai nuk më tregoi se ishte futbollist, më tha se do të largohej për një javë për arsye të punës dhe do të më shkruante kur të kthehej. Ai ishte në grumbullim me Kombëtaren,”- tregon fillimisht në dokumentar bashkëshortja e Canës.

Më pas, tregoi edhe momentin e ndarjes…

“Kemi dalë pasi është kthyer dhe pas tre muajsh më la. Më la sepse e donte gruan shqiptare. Normalisht që u ndjeva keq sepse më la thjesht për faktin që isha italiane dhe se isha dikush thjesht për ta kaluar kohën. I thashë: ‘Në rregull, paç fat’. Disa kohë më vonë ndodhesha në një servis dhe e dëgjoj një zhurmë makine. Ishte makina e tij. E pyes nëse e kishte gjetur gruan dhe më thotë jo. I them se mund të dilnim për darkë dhe kështu u lidhëm sërish për të mos u ndarë më,”-zbuloi ajo.