“Humba dinjitetin prej saj”- Reagon Enada Hoxha pas deklaratës së Gerd Vasos për ndarjen e tyre

Balerina e njohur, Enada Hoxha, ka zgjedhur të injorojë deklaratën e ish-partnerit të saj, Gerd Vaso, për shkakun e ndarjes, duke bërë një postim në rrjetet sociale.

Gerd Vaso foli publikisht për fundin e martesës, duke deklaruar se ndarja erdhi sepse ai humbi “personalitetin dhe dinjitetin” për shkak të ambicies “ekstreme” të Enadës ndaj profesionit.

Në vend që t’i përgjigjet me fjalë, Enada Hoxha postoi një video në InstaStory ku shfaqet duke buzëqeshur, e veshur me një fustan voluminoz, ngjyrë blu të çelët, me lule shumëngjyrëshe.

Balerina po tregon se ka zgjedhur të fokusohet te shkëlqimi i saj, duke nënkuptuar se e ka lënë pas të kaluarën dhe akuzat për sakrificat që Vaso pretendon se bëri.