Fotot e një historie të rrαllë/ Βinjaket u mαrtuan me binjakë, dhe ja si duken fëmijët e tγre

Historia e tyre e pabesueshme u raportua nga publikime të panumërta në mbarë botën. Binjaket identike Brittany dhe Briana Deane Salyers, nga Shtetet e Bashkuara, u bënë të famshme pasi u martuan me dy binjakë identikë.

Fill pas martesës, Brittany dhe Briana njoftuan se ishin shtatzënë në të njëjtën kohë. Popullariteti i tyre u rrit dhe ndjekësit mezi prisnin të shihnin fëmijët.

Tashmë ata janë rritur, e tiparet iu duken më mirë. Siç pritej, fëmijët e motrave ngjajnë jashtëzakonisht shumë, por sërish janë të ndryshëm nga njëri-tjetri.

FOTOT e një historie të rrallë/ Binjaket u martuan me

E para solli në jetë Brittany-n, një djalë të vogël me emrin Jett, dhe me rreth katër muaj diferencë, motra e saj, Briana, lindi një djalë tjetër të vogël, të cilin e pagëzuan me emrin Jax.

Të vegjlit janë aktualisht 2 vjeç dhe të adhurueshëm. Ata dallojnë sidomos nga ngjyra e flokëve.

Por fotot në rrjetin social “Instagram”, nënat ndonjëherë i veshin njësoj, për të kënaqur ndjekësit.

FOTOT e një historie të rrallë/ Binjaket u martuan me