Sfida Serbi-Shqipëri, zbulohet çfarë po përgatit FIFA për ndeshjen më të nxehtë të vitit

Serbi-Shqipëri është konsideruar nga të gjithë më shumë se një ndeshje futbolli, edhe pse s’duhet të cilësohet si e tillë. Për takimin e 11 tetorit në Leskovc, FIFA ka dërguar dy oficerë sigurie.

Duke patur parasysh atë që ndodhi vite më parë në përballjen direkte, këtë herë synimi kryesor është marrja e masave, në mënyrë që të mos përsëritet edhe një herë tjetër tmerri i Beogradit.

Për t’u theksuar fakti se zhvendosja e ndeshjes nga Beogradi në Leskovc është bërë pikërisht për këtë arsye.

Edhe pse jemi disa ditë larg sfidës, organizatat më të mëdha të futbollit, kanë nisur komunikimin me Federatën e Futbollit të Serbisë, për të siguruar mbarëvajtjen e takimit.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të dy kombëtaret, të cilat janë në garë për një kualifikim të mundshëm në Botëror.