TR0NDlT NASA,gjejnë në Mars sendin e shenjtë që përdorin njerëzit

Pyetje të tilla si: A ka jetë në planete të tjera? A jemi vetëm në këtë galaktikë? A ekzistojnë alienët? etj,

janë pyetje të cilat e shqetësojnë në përmasa shumë të mëdha qënien njerëzore. NASA nga ana tjetër, një agjensi e cila merret me

“programin” e hapësirës, na vë akoma në dilemë duke na sjellë prova aq mosbesuese, aq të çuditshme, aq sa dhe të frikshme për galaktikën tonë.

Së fundmi NASA publikon lajmin e një gjahtari UFO-sh i cili ka gjetur një provë se alienët besojnë në fe, pasi ai ka zbuluar një pjesë të librit të Biblës së vjetër në Mars. Fotot e verifikuara nga NASA u shkrepën fillimisht në vitin 2015. Por eksperti i vetëshpallur i UFO-ve Scott C.

Waring hodhi një vështrim më të hollësishëm, pasi ai kishte gjetur atë që ai pretendonte se ishte një ‘Bibël e vjetër familjare’.

Kohët e fundit, Waring gjithashtu pretendoi se kishte gjetur prova se të “huajt” jo vetëm që ekzistojnë, por edhe se ata janë në hënë.

Në faqen e tij të internetit, ai tha se ishte ‘ 100 për qind Provë e Padiskutueshme e qyteteve të huaja në hënë’. Më tej Waring

shtoi se po shikonte disa imazhe të hollësishme që ‘zbulojnë pjesërisht anën e errët të hënës’. Ai vazhdoi: “Pikat e bardha, të cilat kaq shumë njerëz i kanë quajtur të meta në foto, janë reale. Prova ime është hija. Shikoni hijen që i mbulon ato.”

Waring shtoi: ” Ju do të vini re sikur unë bëra me dije se ekzistojnë disa formacione të pazakonta të pikave të bardha.

Këto janë të ndara në mënyrë të barabartë dhe qëndrojnë afër njëra-tjetrës.

Kjo është për shkak se ju po shikoni qytete në hënë.” Waring vazhdon të thotë se ai ka identifikuar tre lloje të ndërtesave, ato me llaç , ndërtesa të bardha qeramike dhe “ndërtesa të errëta ”