Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit të një rezolute nga Partitë Popullore Evropiane, ku thuhet se zgjedhjet në Shqipëri janë të kërcënuara dhe ku i bëhet thirrje Bashkimit Evropian që të ndërhyjë me mekanizmat e saj.
Rama e quan këtë rezolutë si një “fletë-rrufe e kënetës” që është miratuar në sallën bosh të partive simotra të PPE-së. Ai e quan këtë si përgatitjen e “alibisë së humbjes” në zgjedhjet e 11 majit.
“Alibia e humbjes paska filluar në gjirin e PPE, ku salla bosh e partive simotra paska votuar unanimisht fletë-rrufenë e Kënetës Madhështore për humbjen e lirisë së zgjedhjeve. Një tekst kua-kua-kuash që tregon se iluzioni i ëmbël i Latif magjistarit, po ia le vendin ndjesisë së hidhur të humbjes madhështore të 11 majit”, shkruan Rama.
