Këshilltari i LaCivita: Nuk kam njohur asnjë politikan që ka punuar më shumë se ….

Këshilltari i kryestrategut të ASHM Chris LaCivita, Philip Griffin në takim përmbyllës të Sali Berishës në Has, ai tha se në 20 vite politikë nuk kishte njohur dikë që të ketë punuar më shumë se Berisha.

Ai bëri thirrje që shqiptarët të votojnë për të bërë histori dhe të çojë në pushtet PD.

Philip Griffin: Përshëndetje! Çfarë pjesëmarrjeje e mrekullueshme! Faleminderit! Së pari, ju sjell përshëndetjet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Jam këtu për t’ju thënë se Shtetet e Bashkuara e kanë shumë interes për Shqipërinë dhe për zgjedhjet që më 11 Maj. Shqipëria ndodhet në një udhëkryq.

Historia do të shkruajë se kush bëri çfarë gjatë këtyre zgjedhjeve.

Ne bëmë histori në Amerikë në Nëntor. Ndoshta keni dëgjuar diçka për këtë.

Në Amerikë, socialistët u përpoqën të shkatërrojnë Donald Trump-in duke përdorur sistemin ligjor, por Donald Trump dhe populli amerikan nuk e lanë të ndodhte.

Këtu në Shqipëri, socialistët po përpiqen të përdorin të njëjtat marifete.

Dhe jam këtu për t’ju thënë se nuk do të kenë sukses as këtu.

Pikërisht. Dr. Berisha nuk do të ndalet së luftuari për ju, për t’ia rikthyer Shqipërinë politikanëve të ndershëm dhe për ta shpëtuar nga politikanët e korruptuar dhe trafikantët e drogës.

Dr. Berisha nuk do të ndalet së luftuari për ju, për t’ia rikthyer Shqipërinë politikanëve të ndershëm dhe për ta shpëtuar nga politikanët e korruptuar dhe trafikantët e drogës.