Supergol nga jashtë zone, Myrto Uzuni bën protagonistin te Austin në Amerikë

Myrto Uzuni është rikthyer te goli duke gjetur rrugën e rrjetës në Amerikë.

Në sfidën që Austin zhvilloi me El Paso e vlefshme për fazën e 1/16-ave në Kupë, sulmuesi i Kombëtares realizoi gol në minutën e 76-të falë asistit të Vaskez. Pasi merr një top fantastik, beratasi gjuan me të djathtën nga jashtë zonë duke tronditur portierin e ekipit kundërshtar. (VIDEO)

Ky është goli i tretë për Uzunin me fanellën e Austin i cili nuk shënonte prej 30 marsit.  Brandon Vaskez realizoi edhe dy golat e tjerë që e kaluan Austin në fazën tjetër.