Numërimi elektronik, PD zbret në 13 mandate në Tiranë! Kalon listën e hapur vetëm Ilir Alimehmeti! Ja diferenca me Tabakun, Metën dhe Murrizin
Partia Demokratike dhe koalicioni Shqipëria Madhështore në pësuar një tkurrje të numrave në kryeqytet. Në krahasim me zgjedhjet e mëparshme, PD ka humbur dy mandate deputetësh, duke zbritur provizorisht në kuotën e 13 deputetëve në Qarkun e Tiranës.
PD ka konfirmuar në Tiranë nga rezultati elektronik i Vorës dhe Njësisë Nr.10 në Tiranë 12 mandatet e sigurta, dhe një deputet që pritet të vij nga lista e hapur.
Sipas rezultatit paraprak, mandatin e deputetit ka arritur ta sigurojë vetëm Ilir Alimehmeti, i cili ka marrë më shumë vota se kandidatët e tjerë në garë.
Alimehmeti ka fituar deri më tani 1115 vota nominale. Ai ndiqet nga Jorida Tabaku me 996, Myslim Murrizi me 761, Asllan Dogjani me 671, Loranca Hoxha me 633 dhe Petrit Gjorgji me 431.
Ajo qe bie në sy është se Ilir Meta nga burgu ka fituar 340 vota, duke qëndruar jashtë parlamentit aktualisht.

