Djemtë që hiqen si υajza/ Të rinj nga Elbasani fitojnë deri në 1milionë lekë në muaj në internet (VIDEO)

Mungesa e papunësisë i ka detyruar djemtë e Elbasanit të vetëpunësohen nëpërmjet rrjeteve sociale. Si funksionon? 

DJALI X: Shqip mund të quhet mashtrim. Që do të thotë, krijo një profil të një vajze dhe përdor imazhin e saj, foto, video e cila mund të jetë dhe modele.

Më pas çunat që janë me profile vajzash shpërndajnë profilet e njëri-tjetrit, nga aty meshkuj nga e gjithë bota të çojnë ftesa.

Qëllimi kryesorë që ti paguhesh është se personi që ty të shkruan, duhet ta bindesh të plotësojë të dhënat e tij tek linku i kompanisë që dërgon.

Nëse personi arrin ta bëjë këtë pjesë atëherë kompania ty të jep nga 1-14 dollarë kjo varet se nga cili shtet është “bindësi”.

GAZETARJA: Ndërkohë ti ke hapur një llogari bankare? DJALI X: Po duhet me patjetër.

GAZETARJA: Sa djem merRen me këtë punë? DJALI X: Nga komunikimi që kam pas me menaxheren e kompanisë

më ka thënë që në Shqipërinë e mesme rreth 15 mijë persona janë të punësuar. GAZETARJA: Sa të ardhura siguron ti në muaj?