VIDEO / Ylber Ramadani shënon eurogol në “Serie A”

Leçe ka kaluar në avantazh këtë të diel ndaj Torinos në një ndeshje emocionuese të Serisë A, me golin e parë të takimit të realizuar nga mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani. Në minutën e 46-të të lojës, Ramadani ka realizuar një gol fantastik, duke dërguar topin në rrjetë pas një goditjeje precize dhe të fuqishme.

Goli i tij ka dhuruar një moment gëzimi për tifozët e Leçes, të cilët po shpresojnë që ky avantazh të mund të ruhet deri në fund të ndeshjes. Me këtë gol, Leçe është duke udhëhequr me rezultatin 1-0 ndaj Torinos.

Nëse kjo përformancë e Ylber Ramadanit vazhdon, mund të jetë një lajm i mirë për Sylvinhon në prag të sfidës kundër Serbisë në kualifikueset e Kupës së Botës. Si për rastësi, në portë për Torinon ishte serbi Vanja Milinkovic-Savic, i cili u shtang nga gjuajtja e shqiptarit. Ramadani u hodh në fushë në fundin e pjesës së parë.