Histori e rende ne Tirane! i υd▪︎kυri ‘ngrihet’ pas 6 vjetësh nga υ*rri për të marrë pensionin, ja sa leke mori (Video)

Emisioni “Stop” në Tv Klan i drejtohet Maminasit për rastin e Flora Hidrit e cila tregon se në vitin 2019 bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë. I vëllai i Florës shpjegon se 6 vjet pas kësaj humbjeje të kunatit, Hamdi Hidrit, konstatoi se i ndjeri nuk ishte çregjistruar.

Mendohej që kjo procedurë ishte bërë nga nipi i Hamdiut, Fatmir Lika, i cili ndoqi të gjithë procesin e varrimit dhe pensioni i të ndjerit, rreth 20 milionë lekë të vjetra, është tërhequr. Kjo gjë u konstatua, e veja kërkoi të bënte procedurën për pension familjar.

“Stop” shkon në postën numër 22 në Tiranë, ku është bërë tërheqja e pensionit, por përgjegjësja e zyrës refuzoi të jepte informacion duke thënë se pensioni ishte tërhequr me prokurë të rregullt.