Donald Trump: Putin më tha se RUSËT e admironin gruan time, Melania!

Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar dje një telefonatë më shumë se dy orëshe me homologun rus Vladimir Putin, ku siç raportuan mediat ndërkombëtare fokusi ka qenë mundësia e një armëpushimi në luftën e Ukrainës.

Mirëpo, gjatë një konference në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë, Trump tha se Putin kishte përmendur edhe Zonjën e Parë.

“Putini sapo tha, ata rusët e respektojnë shumë gruan tënde”, u shpreh Trump. Kur presidenti amerikan e ka pyetur “Po mua?”, ai tha se Putini ishte përgjigjur, “Ata e pëlqejnë më shumë Melanian”.

 Ai përmendi gjithashtu se kaloi dy orë e gjysmë duke folur me Putinin për çështje serioze.

Trump vuri në dukje se ishte bërë përparim në diskutimet e tyre, megjithatë me turmën vendosi të ndante këtë moment qesharak që është pasqyruar në të gjitha mediat ndërkombëtare.

Nga Kopshti i Trëndafilave, presidenti amerikan firmosi Aktin “Take It Down”, për ndalimin e shpërndarjes apo përdorimit të imazheve të personave pa pëlqimin e tyre.

Donald Trump mori një moment për të falënderuar Zonjën e Parë Melania Trump për udhëheqjen e saj në çështjet kritike, duke lavdëruar përkushtimin dhe dhembshurinë e saj.

Ai theksoi përpjekjet e saj në sigurimin e 25 milionë dollarëve për të siguruar strehim dhe mbështetje për të rinjtë që po largohen nga kujdesi familjar.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e lejoi bashkëshorten e tij, Melania, të nënshkruante të hënën një legjislacion për të ndaluar pornografinë e gjeneruar nga inteligjenca artificiale me fytyra të njerëzve të vërtetë.