Kryeprokurori Dumani konferencë me Antimafian italiane, Garda e Republikës kontrolle me qen antieksploziv në SPAK

Garda e Republikës ka “zbarkuar” në ambientet e Porkurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar teksa po zhvillojnë kontrolle të imtësishme në terren me qen antieksploziv.

Sipas informacioneve, Garda po siguron të gjithë perimetrin në zonë pasi në orën 11:30 pritet që kreu i SPAK, Altin Dummani të dalë në një konferencë për media së bashku me kryeprokurorin e Barit, Roberto Rossi, Drejtorin e Antimafias taliane Gjeneral Michele Carbone e përfaqësuesin për Eurojust për Italinë Gianluca Forlani, për të zbuluar detaje nga megaoperacioni “Ura” i zhvilluar mëngjesin e sotëm në disa qytete të Shqipërisë në bashkëpunim me ndërkombëtarët.

Operacioni ndërkombëtar ka goditur një grup të strukturuar kriminal, të cilët aktivitetin e tyre e kishin shtrirë në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike nga nga Ballkani në Itali dhe më pas në Europën veriore.