Ndërroi jetë në Spanjë, zemra e Saimir Sulës dërgohet në Belgjikë për ADN-në pas 5 vitesh zvarritje, motra kërkesë: Dua ta kryej vetë analizën, mund të falsifikojnë rezultatet

Pas pesë vitesh pritje dhe zvarritjesh burokratike, autoritetet shqiptare kanë dërguar në një laborator privat në Belgjikë organin e zemrës që dyshohet se i përket Saimir Sulës, i cili ndërroi jetë gjatë pandemisë së COVID-19 në një spital në Spanjë.
motra-saimir-sulaGazetarja Klodiana Lala raporton se zemra u soll nga Spanja në Shqipëri, por për faktin se ishte e vendosur në formalinë në vendin tonë nuk mund të kryhej analiza e ADN-së që të mund të bëhej krahasimi me pas me profilin e nënës së tij dhe në këtë mënyrë të përcaktohej nëse zemra i përkiste Saimir Sulës apo ndonjë personi tjetër.

Për këtë arsye, zemra e dyshuar u mbajt për më shumë se dy vite në Institutin e Mjekësisë Ligjore, derisa këtë të mërkurë u transportua drejt Brukselit për ekzaminime të specializuara.

Burime bëjnë me dije se në Bruksel kanë udhëtuar prokurorja e çështjes, një përfaqësuese e Ministrisë së Drejtësisë, si dhe motra e të ndjerit, Majlinda Sula, e cila ka qenë këmbëngulëse në zbardhjen e së vërtetës.

Sipas saj, vëllai i saj Saimiri humbi jetën jo për shkaqe natyrore, por për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tij në një spital në Spanjë. Majlinda Sula thotë se e konstatoi mungesën e zemrës kur trupi i pajetë u soll në Shqipëri dhe u dërgua për autopsi në Tiranë.
Pas këtij zbulimi tronditës, ajo bëri kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës për trafik organesh, duke hedhur dyshime të rënda mbi rrethanat e vdekjes së vëllait të saj.

Majlinda Sula ka kërkuar që analiza e ADN-së të bëhet në mënyrë të pavarur, duke shprehur mosbesim të thellë ndaj institucioneve shqiptare. “Kam të drejtën të di nëse kjo zemër është e vëllait tim apo jo”, u shpreh ajo për mediat.

Majlinda Sula këmbëngul që të mund të ketë mundësinë të kryejë një analizë private, pasi thotë se ka humbur besimin tek autoritetet shqiptare.

Majlinda Sula pretendon se vëllai i saj Saimir humbi jetën si pasojë e dhunës së u ushtrua ndaj tij në spital në shtetin spanjoll. Mungesën e zemrës ajo e konstatoi kur solli në Shqipëri trupin e pajetë të vëllait të saj dhe para se ta varroste e dërgoi për atopsi pranë institutit të mjekësisë ligjore. Pas zbulimit tronditës Majlinda Sula bëri kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës për trafik organesh.