“Arena Kombëtare” transformohet përsëri në “Air Albania”.
Pak muaj pas përfundimit të marrëveshjes së parë mes palëve, FSHF dhe kompania në fjalë kanë nënshkruar për 5 vitet e ardhshme marrëveshjen e re, duke emërtuar kështu stadiumin kryeqytetas me emrin që ka mbartur që pas rindërtimit të tij në vitin 2019.
Marrëveshja u firmos në Shtëpinë e Futbollit nga Presidenti i FSHF-së, Duka dhe Administratori i kompanisë “Air Albania”, Sinan Isik.