Pas urdhrit të Presidentit Trump, dhjetëra të arrestuar/ Ushtria në rrugët e Los Angeles

Gjatë ditëve të fundit protestuesit në zonën e Los Angelos janë përleshur me forcat e ligjit.

Trazirat filluan të premten pasi dhjetëra njerëz u ndaluan nga agjentët federalë të emigracionit në vende të ndryshme.

Disa persona u arrestuan gjatë përleshjeve, teksa forcat e rendit përdoren shkopinj gome, gaz lotsjellës dhe plumba manovër për të zmbrapsur turmën.

Garda kombëtare e Shteteve të Bashkuara ka dalë në rrugët e Los Angelos me urdhër të presidentit Donald Trump. Grupi i parë nga 2 mijë ushtarë mbërriti u mblodh jashtë qendrës së paraburgimit në qendër të Los Angelos ku emigrantët e paligjshëm mbahen pasi ndalohen.

Duket se nisur edhe nga kjo situatë, Trump, i cili ka ndjekur politika të ashpra kundër emigrantëve, vendosi të nxjerrë në terren gardën kombëtare. Një lëvizje e tillë u kritikua nga shteti i Kalifornisë. Guvernatori, Gavin Newsom, tha se nxjerrja e trupave ne rruge nxit qëllimisht trazirat dhe paralajmëroi se kjo vetëm sa do të përshkallëzonte tensionet. Çdo shtet amerikan ka kontingjentin e vet të forcave të Gardës Kombëtare. Guvernatori i shtetit zakonisht është përgjegjës për nxjerrjen në terren.

Presidentët mund të përdorin mekanizma ligjorë që përdoren rrallë për të aktivizuar Gardën Kombëtare. Në këtë rast, Trump u mbështet në një ligj federal i cili i lejon presidentit të federalizojë trupat në tre rrethana.

Këto përfshijnë: kur SHBA-të janë të pushtuara ose në rrezik pushtimi, kur ka një rebelim ose rrezik rebelimi kundër autoritetit të qeverisë dhe kur presidenti është i paaftë me forcat e rregullta të zbatojë ligjet e SHBA-së.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti amerikan ka urdhëruar nxjerrjen e gardës. Pas shpërthimit të trazirave civile në SHBA pas vdekjes së George Floyd në vitin 2020, Trump u bëri thirrje guvernatorëve të shteteve të dërgojnë trupa në Uashington në përgjigje të protestave.

Shumë guvernatorë ranë dakord, por kishte të tjerë që refuzuan dhe u lejuan për një vendim të tillë. Trump gjithashtu ka përshkruar më parë planet për të përdorur Gardën Kombëtare për të ndihmuar agjentët federalë nga Zyra e Imigracionit dhe Doganave që kryejnë deportime.