Boksieri shqiptar gjùnjëzon se/rbin dhe feston me flamurin kuqezi

Boksieri shqiptar nga Prizreni, Armend Xhoxhaj, arriti një fitore të rëndësishme duke mposhtur rivalin serb, Milosav Savic, në një ndeshje që u zhvillua në Chemnitz, Gjermani.

Pas gjashtë raundeve, Xhoxhaj doli sfitues, duke dominuar tërë ndeshjen dhe duke siguruar suksesin e radhës në karrierën e tij profesionale.

Pas triumfit, ai festoi me flamurin kuqezi, duke shprehur krenarinë për origjinën e tij. Ky sukses shënon një tjetër hap përpara për boksin shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Video Player