“Gjer sa të rritesh bir e ta mësosh të vërtetën…”- Divorci me Bes Kallakun pak pas lindjes së Amen, Xhensila Myrtezaj zbulon portretin e djalit në 1 vjetorin e lindjes! Ja mesazhi për të birin

Këngëtarja e njohur për publikun shqiptar, Xhensila Myrtezaj, ka zbuluar për herë të parë portretin e vogëlushit të saj, Amen.
Sot në ditën e veçantë të djalit të saj, i cili bën 1 vjeç, këngëtarja bëri dedikimin e veçantë për Amen, përmes një kënge për të.

Mes rreshtave të këngës Xhensila shpreh mirënjohjen dhe bekimin për ardhjen në jetë të vogëlushit Amen, ndërsa i thotë se deri sa ai të rritet e të mësojë të vërtetën, ajo do të hesht.

“Me shumë trazira të solli furtuna e nëntorit, ti bërë lulet të çelin për mua një vjeshtë. Gjer sa të rritesh bir e ta mësosh të vërtetën, unë do të bëj sikur nuk di dhe vetëm do të hesht”, thotë Xhensila mes rreshtash, e cila në videoklip ka përfshirë dhe vajzën e saj Ajka.

Ndërkohë në Instagram këngëtarja ka shkruar: “Edhe 100 heroi im i vogël! 11:11:2023. Zoti i dha dritë parajsës së syve të mi. Zëri im kumbon nga zemra kur këndoj për ty.”

Kujtojmë se Xhensila u nda nga bashkëshorti i saj, Bes Kallaku, pak pas ardhjes në jetë të fëmijës së dytë Amen.

Ndërkohë që pak ditë më parë këngëtarja publikoi këngën e saj të re “Thuaju”, e cila erdhi si një rrëfim i sinqertë për sfidat dhe sakrificat që shumë gra përjetojnë në heshtje.

Në videomesazhin e saj emocional të postuar në rrjetet sociale, Xhensila foli për dhimbjen dhe fuqinë e një gruaje që ka duruar padrejtësi për hir të fëmijëve dhe për të ruajtur balancat.

Ajo pranoi se çdo ditë përballet me kritika, por edhe me mbështetje të madhe nga ndjekësit e saj.

Gjithashtu aktori Bes Kallaku, foli më herët për herë të parë lidhur me tekstet e këngëve të tij, të cilat shpesh herë, që prej ndarjes nga Xhensila Myrtezaj, është aluduar se i dedikohen asaj. Në një intervistë të shkurtër, Besi nuk e mohoi që tekstet që janë shkruar nga vetë ai, janë një frymëzim personal, edhe pse nuk e quan veten këngëtar.

“Projektet e mija televizive për momentin janë stopuar për momentin, deri në sezonin e ardhshëm. Tani patjetër që jam fokusuar tek këngët, unë e kam thënë që nuk jam këngëtar. Po them gjithçka në lidhje me këngën, unë kam bërë krijimin e teksteve dhe mund ta quaj frymëzim personal”, tha ai për “Goca dhe Gra” në një lidhje telefonike.
Kjo deklaratë e aktorit, vjen pak ditë pasi ai publikoi këngën e tij më të fundit, ku nuk kanë qenë të pakta komentet se është një dedikim për Xhensilën.

“Falja, të gjithë më thonë falja, jo nuk ma bën zemra. Doja të ta falja. A ia vlejti kur zemrën e shite”, janë disa nga vargjet e këngës, ku nënkuptohet se fajtore e ndarjes mund të ketë qenë Xhensila. Kjo është kënga e dytë që Besi bën me pothuajse të njëjtën temë. Edhe në bashkëpunimin e tij të mëparshëm, artisti fliste për një femër që i kishte thyer zemrën, duke e quajtur “Mosmirënjohëse”.