Hyrja e banorit të ri në Big Brother VIP Kosova, “sul/mohet me tÿm” godina e televizionit

Në oborrin e objektit të televizionit Klan Kosova është hedhur tym i zi.

Pak minuta më parë organizata për mbrojtën e të drejtave të grave “QIKA” ka njoftuar se në oborrin e Klanit është hedhur tym.

Në pamjet e bëra publike shihet saktësisht situata e krijuar tashmë tek objekti ku edhe ndodhet “Big Brother VIP Kosova”, ku mbrëmë si banor i ri i asaj shtëpie u bë Atilla Kardesh, i njohur për ushtrim të dhunës fizike ndaj ish-bashkëshortes, banores tjetër të BBVK, Drenusha Latifi.