Ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke vënë në pikëpyetje publikisht titujt akademikë të bashkëshortes së Kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, pasi ajo prezantohet si “doktoreshë shkencash” dhe “studiuese”.
Taulant Muka, i cili shpesh ka denoncuar problemet në sistemin e arsimit, thekson se ky fenomen është pasqyrë e degradimit të vlerave akademike në vend.
Në postimin e tij, Muka shkruan: “Bashkëshortja e Kryeministrit paraqitet kudo si ‘doktoreshë shkencash’ dhe ‘studiuese’, por doktoratura e saj nuk gjendet askund, as në Bibliotekën Kombëtare, as në asnjë katalog publik.”
Muka e cilëson këtë si një fenomen të përhapur në Shqipëri, ku: “në vendin tone mjafton të deklarosh që je ‘doktor’ dhe bëhesh menjëherë ‘intelektual’, pa qenë nevoja të kesh bërë ndonjë kërkim shkencor.”
Muka e përmbyll reagimin e tij me ironi: “Kjo është Shqipëria e sotme: sa më pak dije të kesh, aq më shumë tituj mban, dhe me aq më shumë zë të lartë e deklaron.”