Kryeministrin japonez e zë gjumi në Parlament (VIDEO)

Ky moment kur kryeministrin e ri të Japonisë e zë gjumi në Parlament është bërë viral në rrjetet sociale. Lajmi i përgjumjes së Shigeru Ishiba mori më shumë vëmendje se sa konfirmimi i tij si kryeministër i vendit.

Kjo situatë e pakëndshme për Ishiba, kryetar i Partisë Liberale Demokratike ndodhi gjatë një seance plenare të Dhomës së Përfaqësuesve ndërsa votat po numëroheshin për zgjedhjen e tij si kryeministër.

Disa ligjvënës, dhe shumë anëtarë të opozitës, kritikuan sjelljen e Shigeru.

Të hënën vonë, një zëdhënës i qeverisë në një konference për shtyp ju përgjigj pyetjeve në lidhje me shëndetin e kryeministrit.

Yoshimasa Hayashi bëri të ditur se ai ka qenë jashtëzakonisht i zënë duke punuar deri në orët e vona të natës. Jo vetëm kaq, por ai po merr edhe ilaçe kundër ftohjes.