Sinjale misterioze nën akullin e Antarktidë që sfidojnë ligjet e Fizikës

Sinjale radio misterioze janë perceptuar në thellësi të akullit në Antarktidë. Një eksperiment i kryer nga një fluturim 40 km mbi kontinentin e bardhë ka arritur të kapë sinjale të çuditshme radio që mbërrinin nga akujt, pra ishin përplasur aty.

Sipas ekspertëve, këto impulse nuk janë në harmoni me ligjet aktuale të fizikës dhe mund t’i hapin rrugën fenomeneve deri më tani të panjohura.

Dukuria

Eksperimenti i NASA-s me emrin ANITA (Antena Transitore Impulsive Antarktike), ka regjistruar sinjale radio të çuditshme që burojnë kur rrezet kozmike ultraenergjetike përplasen me atmosferën e Tokës. Pajisja, e montuar në një balonë gjigante që fluturon mbi Antarktidë për të shmangur ndërhyrjet tokësore, ka zbuluar valë radio që ngrihen nga poshtë, një dukuri që trondit shkencëtarët.

Sipas studiuesve, ekzistojnë disa skenarë, ndër të cilët këto valë mund të jenë gjurmë të antimateries ose të ashtuquajturës Masë e Errët. Por mund të jenë edhe pasojë e fenomeneve të tjera, apo grimca kozmike të panjohura plotësisht për ne deri më sot.

Këto sinjale të pazakonta janë regjistruar në kënde të thella – rreth 30° nën horizont – gjë që nuk përputhet me modelin tipik të rrezeve kozmike që përplasen në atmosferë dhe prodhojnë valë të buta. Për më tepër, duket se ato dalin nga thellësia e Tokës, pasi një grimcë duhet të përshkojë mbi 4800 kilometra shkëmb për të dalë nga ana tjetër – diçka që asnjë grimcë e njohur nuk mund ta bëjë.

“Problemi është se nuk kemi ende një shpjegim real për këto anomali, por dimë që me shumë mundësi nuk janë neutrino”, tha Stephanie Wissel, profesore e fizikës dhe astrofizikës që po analizon të dhënat e ANITA-s.

Neutrinet, që përshkojnë materien pa u ndalur, janë një nga shpjegimet e mundshme, por intensiteti dhe këndi i pulsimeve sfidojnë edhe teoritë më të avancuara. Miliona neutrino kalojnë çdo sekondë nëpër trupin tonë pa lënë gjurmë, ndaj zbulimi i një të tilli nënkupton një udhëtim të gjatë nëpër universit, ndoshta nga kufiri i tij.

Shkencëtarët do të kenë më shumë përgjigje në dhjetor, kur një pajisje e re – PUEO – do të nisë fluturimin e saj të parë mbi Antarktidë. E pajisur me më shumë antena dhe elektronikë më të ndjeshme, pritet të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj këtyre sinjaleve pesëfish.