V rasësi i Martin Canit nxënës ekselent, babai i 14-vjeçarit nxjerr dëftesën me 10-ta të të birit

Mario Perlleshaj, 14 vjeçari që akuzohet se ka vrarë me thikë shokun e tij të shkollës Martin Cani, rezulton se ka qenë një nxënës ekselent te “Fan Noli”. Babai i tij, i tronditur dhe pa fjalë nga ngjarja e kobshme, ka nxjerr deftesën e tij të shkollës.

Siç u pa dhe nga pamjet që solli emisioni “Top Story”, Mario Perlleshaj i kishte të gjitha lëndët 10-ta. Babai i tij, Ndue Përlleshaj i ka vënë në dispozicion gazetarit Eraldo Harlicaj deftesën e djalit, të cilën mund ta shihni më poshtë.

“Unë nuk di asnjë gjë, as si ka ndodh dhe as çfarë ka ndodh. Unë kam qenë në ndërtim kur ka ndodh problemi, ka kamera. Mos të spekulojmë, unë punoj me djersë, mbaj familjen time. Kush është ai prind që i lë thikë fëmijë?! Ça i ke këto pyetje banale që bën. Unë nuk kam fjalë për të thënë për familjen që i ka ndodhur fatkeqësia. Nuk kam fjalë, do të flas. Le ta marrë ligji në dorë. Djali është i tronditur, i shokuar, ai nuk di çfarë flet. Është në spital, i plagosur”, u shpreh Ndue Perlleshaj.

Ai është shprehur se familja e tij është e tronditur nga ngjarja dhe dhimbja është aq e madhe sikur të kishte vdekur djali i tij. Ndue ka theksuar se nuk ka folur me familjen e 14 vjeçarit të ndjerë, por do ta bëjë atë sepse ata nuk kanë dashur t’i bëjnë keq askujt.

“Me familjen e Martinit nuk kam folur. Kam aq burrni, aq karakter e aq shpirt sa të flas me familjen e Martinit. Nuk i kam bërë keq askujt në jetën time, unë nuk jam familje ordinere. Jam familje që punojmë në ndërtim. Kemi një djalë, që jemi munduar me e rrit.

Ju keni publikuar budalliqe më përpara. Keni dashur me degjeneru familjen time. Unë dhimbjen e ndaj me zotërinë, sikur të më kishte vdek djali im. Unë njerëzit nuk i ndaloj dot, mua më intereson fatkeqësia e zotërisë. Djali im është i sëmurë, është në spital, jashtë rrezikut për jetën”, tha Ndue Perlleshaj.