“Μa shρif … ksi, nυk dυa tα b. ëj si…”, e r.ejα shqiρtare shtαηg me historinë e saj

Nuk është më tabu për të folur për problemet s*ksuale apo mos pëlqimin e partnerit në shtrat.

Por rastet kur bëhen publike janë të rralla, pasi femrat por edhe meshkujt, kanë ende turp dhe ndrojtje për të folur për probleme të kësaj natyre në publik, apo edhe në rrethe shoqërie.


Por një rast i tillë, ku një vajzë e re tregon se nuk i pëlqen s*ksit, është publikuar nga “joq”: Përshëndetje JOQ!

Unë jam një femër 25-vjeçe dhe nuk ma ndjen për rregullat e jetës. Gjatë gjithë kohës unë dua të veproj sipas mendjes time, të bëj çfarë të dua, të mos ndalem dhe të mos më gjykojë askush.

Jam shumë simpatike dhe kam shumë kërkesa nga meshkujt, por mua më pëlqen vetëm të flas me ta dhe të qesh, të flirtoj dmth, më saktë vetëm të kaloj kohën.

S’kam dëshirë t’i takoj, pasi kur flas me ta më duken shumë të çuditshëm dhe duan vetëm se.ks.

Mua s’më bën përshtypje por thjesht ma shpifin dhe i acaroj në kulm derisa zhduken vetë. E ata që bien në dashuri me mua i ironizoj dhe i lëndoj, më vjen keq por kështu jam unë, ky është temperamenti im me pak fjalë.

Unë nuk dua të bëhem kurrë nënë, e urrej faktin që në një të ardhme mua më duhet të bëj fëmijë. I dua shumë fëmijët, i adhuroj, por nuk kam dëshirë të lind vetë, shumë herë i lutem Zotit që të jem sterile.

Unë respektoj vetëm ata që më respektojnë, të tjerëve as nuk i flas fare. Shumica e njerëzve më urrejnë pasi u dukem shumë e ligë dhe mendjemadhe, por s’jam aspak e tillë.

Dua të them, kam zemër të madhe dhe kënaqem kur shoh njerëz të lumtur, s’jam xheloze apo ziliqare për njerëzit që kanë lekë, nuk më intereson jeta e të tjerëve, mjafton të jenë mirë për veten e tyre.

Kush më ng.acmon, qoftë i ri apo i vjetër, më vjen ta rr.ah shumë keq, por pasi më kalojnë nervat e fal, mua nuk më njohin as njerëzit e mi, askush nuk e beson që mua s.eksi ma shpif!

Askush nuk e beson që unë nuk ndryshoj dot për asnjë, ata që mendojnë se gënjej, ndoshta do të më quajnë të çmendur, por s’ka problem, ka filluar të më pëlqejë ky epitet.

S’më pëlqejnë fjalët “zemër”, “e dashur”, “shpirt”, më pëlqejnë fjalët e këqija por jo ato banale.

Nuk më pëlqen banaliteti edhe pse ndonjëherë më rrëshqet goja, ishalla nuk më shani shumë nëpër komente se do ua kthej dyfish”.