Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka treguar arsyen se përse u arrestua Erion Veliaj.
Sipas tij, arrestimi erdhi nga Rama sepse kishte frikë mos i zinte vendin. Në një intervistë televizive, Ahmetaj foli mbi deklaratën e Dumanit sot në Kuvend se SPAK është gati ta dëgjojë nëse ai vendos të bashkëpunojë. Ai tha se është penuar që ka pasur miqësi me Ramën.
“Rama, Veliajn e hoqi qafe si një nga ata që donte t’i zinte vendin. Dhe pastaj doli e qante, si ata që të vrasin dhe pastaj të qajnë.
Ç’a nuk i kanë bëra familjes sime, e kanë shkatërruar. Nuk pendohem pse kam kundërshtuar inceneratorët.
Pendohem pse kam pasur dashuri gati vëllazërore ndaj një njeriu që ka thikë në dorë për njerëzit rreth e rrothull”, deklaroi Ahmetaj