Ahmetaj i përgjigjet kreut të SPAK për tu bërë bashkepunetor: ‘Nuk mund të jem …

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të SPAK, Altin Dumani, duke kundërshtuar çdo aludim se mund të ketë rol bashkëpunues në ndonjë veprim penal.

“Nëse më lejon të referohem Çimi. Edhe në teknikën ligjore, bashkëpunëtor quhet dikush që ka kryer krim. Unë nuk kam si të jem bashkëpunëtor, sepse nuk kam kryer asnjë krim. Nuk po flas për prezumimin e pafajësisë. Jam shembull i 10 standardeve,” u shpreh Ahmetaj.

Deklarata e tij vjen në një moment kur hetimet ndaj tij vijojnë për çështje që lidhen me aferat korruptive në tendera publike, për të cilat SPAK ka ngritur akuza ndaj disa ish-zyrtarëve dhe biznesmenëve të përfshirë.

Ish-zv.kryeministri ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme çdo akuzë, duke theksuar se ndodhet nën një “presion politik dhe institucional”.