Një tragjedi ka ndodhur në Mingachevir, Azerbajxhan, ku nusja 19-vjeçare, Lyaman Mammadli, vrau veten pak pas festimit të dasmës, pasi familja e bashkëshortit e kishte kritikuar ashpër fustanin e saj si “provokues”.



Vjehrrit e kishin akuzuar Lyamanin se duke lënë supet zbuluar, ajo dukej “lakuriq” në ditën e saj të madhe. Babai i nuses, Murad Bayramov, tregoi se Lyaman Mammadli ishte shkatërruar emocionalisht nga ky gjykim dhe menjëherë pas sherrit vendosi t’i japë fund jetës në kopshtin e shtëpisë së saj.
Babai rrëfeu: “Dhëndri i vajzës sime dhe prindërit e tij shkaktuan një sherr në shtëpinë time për shkak të fustanit të dasmës së saj. Vajza ime nuk mundi ta duronte dhe i dha fund jetës së saj.”
Ai shpjegoi se bashkëshorti, Elnur Mamedli, 33 vjeç, dhe prindërit e tij ishin të irrituar: “Ata thanë: ‘Çfarë turpi. Si mund ta lejoni vajzën tuaj të veshë një fustan dasme kaq të turpshëm dhe zbulues?’” Sherri kishte vazhduar edhe ditën tjetërBabai i dëshpëruar nuk e la dhëndrin të merrte pjesë në funeral, duke e përzënë atë dhe familjen e tij.
Policia po heton nëse duhet të nisë një çështje penale për bullizmin e nuses para vdekjes së saj tragjike.
Ky rast vjen në një vend me shumicë myslimane, ku rregullat e modestisë shpesh shkaktojnë debate të forta sociale.