HETOHET NGA SPAK/ Gjykata e Posaçme firmos masë për Erion Veliaj, bllokim pasaporte dhe detyrim paraqitje!
Burime të sigurta kanë konfirmuar se Gjykata e Posaçme, ka firmosur këtë të enjte masa sigurie të kërkuara nga SPAK, për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.
Mësohet se GJKKO ka vendosur që Veliajt të mos i lejohet dalja jashtë vendit dhe i bllokohet pasaporta. Gjithashtu i është caktuar edhe detyrim paraqitje në prokurori.
Erion Veliaj prej disa muajsh po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për disa vepra penale: Korrupsion dhe shpërdorim detyre, hetim pasuror si dhe për shembjen e Teatrit Kombëtarë. Kujtojmë se SPAK ka arrestuar disa nga drejtorët më të rëndësishëm, (Dosja 5D), si dhe ka nën hetim shumë zyrtarë të tjerë.