Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani u shpreh seanca për ish presidentin u shty për shkak të mungesës së avokatit të Monika Kryemadhit.
Po ashtu, Cakrani u pyet edhe për një letërporosi nga SHBA për Presidentin e Partisë së Lirisë, për të cilin avokati tha se nuk i shqetëson kjo, por “fakti që organi i procedurës ka përfunduar hetimet dhe vazhdon hetimet sot në seancë paraprake”.
Avokati u shpreh se betejën tani do te kene me gjyqtaren Irena Gjoka, që pezulluar afatet e paraburgimit për Meten.
“Ka patur letër porosi në SHBA vazhdon për çështjen e lobimit. GSIS kishte marrë një pagesë nga një biznesmen që nuk ka as firmë as vulë nga Meta. Ne nuk na shqetëson letërporosia si provë, por fakti që organi i procedurës ka përfunduar hetimet dhe vazhdon hetimet sot në seancë paraprake”,tha avokati.
Sa i takon gjyqtares, Irena Gjoka avokati, tha: “Unë do flas me Metën dhe do mbajmë qëndrim sa i takon gjyqtares Irena Gjoka. Unë prezent aty, ajo pezullon afatet”.