Në një intervistë për “Ora News”, dedektivja private Shkendë Lili ngre alarmin për situatën shqetësuese të adoleshentëve sot. Ajo tregon se gjithnjë e më shumë prindër kërkojnë ndihmë për të zbuluar rrethin shoqëror dhe sjelljet e fëmijëve të tyre, ku vajzat shpesh lidhen me meshkuj më të rritur, ndërsa djemtë bien pre e lëndëve narkotike.
” Ne punojmë me rastet e njerëzve tv humbur, me rastet e adoleshentëve që prindi kërkon për të investiguar fëmijën e tyre, që është në moshë delikate. Këto raste i kam shumë të shpeshta.
Duan të shikojnë se çfarë rrethi shoqëror ka fëmija i tyre, çfarë konsumon fëmija i tyre. Këto janë raste që ne përfshihemi dhe është masive pjesa e problematikave të adoleshentëve në kohën e sotme dhe më vjen mirë që prindërit drejtohen në një zyrë investigative për të parë dhe për të kuptuar rreth fëmijës, vajzë apo djalit të tyre në moshë delikate.
Rastet e fëmijëve janë dramatike sepse ne shikojmë shumë gjëra që prindi preket shumë. Jetojmë në një kohë ku lëndët narkotike janë hapur dhe vajzat e reja, 16-17 vjeç frekuentohen me njerëz të rritur se vetja e tyre, që bëjnë një jetë pak të shthurur. këtu janë raste dramatike.
Mosha më e vështirë fillon nga 14-vjeç deri në 17-18 vjeç që ka një ndryshim të madh”, u shpreh Lili.