Manastirliu, Binaj apo Qori? Sondazhi zbulon sa besim kanë votuesit e Tiranës te seciIi kandidat për kryebashkiak

Në emisionin televiziv janë bërë publike rezultatet e sondazhit më të fundit të realizuar nga “Notosondaggi”, përpara zhvillimit të zgjedhjeve lokale për Bashkinë e Tiranës.

Sondazhi, i drejtuar nga eksperti i njohur italian Antonio Noto, paraqet prirjet elektorale dhe perceptimin që kanë qytetarët për disa figura publike që mund të shihen si kandidatë potencialë për kryetar bashkie, pas përfundimit të mandatit të Erion Veliajt.

Sipas të dhënave, ish-ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gëzon nivelin më të lartë të besimit ndër qytetarët e Tiranës.

30% e të anketuarve janë shprehur se “kanë besim” te ajo si kandidate e mundshme,

51% “nuk kanë besim”,

ndërsa 19% thonë se “nuk e dinë” ose “nuk e njohin”.

Në vend të dytë për nivel besimi renditet aktori dhe aktivisti Florjan Binaj, me:

28% “kanë besim”,

50% “nuk kanë besim”,

Dhe 22% “nuk e dinë / nuk e njohin”.

Nga ana tjetër, Arlind Qori, aktivist dhe lider i Lëvizjes BASHKË, rezulton me:

11% që kanë besim,

63% që nuk kanë besim,

dhe 26% që nuk e njohin ose nuk janë të sigurt.

Ndërsa Marko Dajti, drejtues i Partisë së Punës së Riorganizuar, ka rezultuar me nivelin më të ulët të besimit publik:

vetëm 5% e qytetarëve shprehen se kanë besim,

45% nuk kanë besim,

ndërsa 50% nuk e njohin.