Rama “negocion” mes Zhegrovës dhe Juventusit, i dërgon personaIisht pasaportën shqiptare yllit të Kosovës (FOTO)

Edon Zhegrova duket tashmë më afër Juventusit, lëvizje kjo që nëse konkretizohet, vjen dhe me një ndihmë të vogël nga kryeministri Edi Rama që është edhe tifoz i bardhezinjve.

Rama i ka dërguar yllit të përfaqësueses së Kosovës pasaportën shqiptare, gjë të cilën vetë Zhegrova e shpërndau në rrjetet sociale duke e falënderuar dhe duke shkruar: “Krenar që jam shqiptar”.

Rama “negocion” mes Zhegrovës dhe Juventusit, i dërgon

Me anë të këtij veprimi, Zhegrova tani ka mundësinë të transferohet pa probleme drejt “Zonjës së Vjetër”, pasi Shqipëria nuk futet te vendet që bëjnë pjesë jashtë BE-së për Serie A dhe për këtë arsye Juventusi nuk ka pse të lirojë vend për lojtarët që vijnë jashtë vendeve të BE-së.

Tashmë negociatat pritet të rifillojnë sërish, me yllin e Kosovës që është gati të largohet nga Lille këtë verë dhe të nisë një aventurë të re te gjigantët e futbollit europian.

Fantazisti kosovar ka dhënë “ok” për kalimin te bardhezinjtë dhe marrëveshja me Lille është gati të mbyllet për 18-20 milionë euro.

Francezët e dinë se do ta humbasin lojtarin, por gjithçka varet nga largimi i Nico González nga Juventus.