Çfarë po ndodh? Avioni mbikëqyrës rus depërton në Evropë, dy “MiG-29” në ajër

Dy avionë luftarakë të llojit “MiG-29” të Forcave Ajrore të Polonisë lokalizuan në ajër një avion rus që po fluturonte mbi detin Baltik.

Komanda Operacionale e forcave të armatosura e identifikoi mjetin rus të tipit “IL-20” dhe deklaroi se ai po fluturonte në hapësirën ajrore ndërkombëtare.

Avioni “IL-20” është një mjet mbikëqyrës i epokës sovjetike i përdorur për misione zbulimi dhe përgjimi.

Forcat ajrore deklaruan gjithashtu se avioni rus nuk e shkeli hapësirën ajrore polake dhe se pajisja që mundëson gjurmimin e tij ishte e fikur.

Si NATO edhe Bashkimi Evropian kanë qenë nën alarm për shkak të shkeljeve të vazhdueshme të hapësirës ajrore nga Rusia në javët e fundit.

Aleanca i bëri një paralajmërim Moskës në fund të shtatorit, duke deklaruar se do të përdorte çdo mjet për t’u mbrojtur nga veprime të tilla, pasi rrëzoi dronët rusë që fluturuan mbi Poloni dhe Estoni.

Incidenti i 10 shtatorit në Poloni shënoi përballjen e parë direkte mes NATO-s dhe Rusisë që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt të 2022-shit.

Ndërsa Estonia deklaroi se tre “MiG-31” rusë hynë pa autorizim në hapësirën e saj ajrore për 12 minuta ditën e premte, një akuzë të cilën Kremlini e mohoi.