Kreu i serbëve të Bosnjes dhe Hercegovinës, Milorad Dodik ka festuar fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane, ndonëse ai është i sanksionuar nga SHBA.
Dodik, i cili është akuzuar se ka tentuar të destabilizojë Ballkanin, dhe konsiderohet si vegël e Vladimir Putinit në rajon ka veshur fasadën e Pallatin të Republika Srpska me imazhin e Donald Trump.
Ndërkohë SHBA vazhdon të sanksionojë njerëz të afërt pranë tij, të cilët janë munduar ta ndihmojnë Dodik që të shmangë sanksionet amerikane. Së fundmi, Vladimir Perisiç dhe kompania Elpring, përmes së cilës Dodik dhe djali i tij Igor u përpoqën të shmangnin sanksionet amerikane, u vunë nën sanksione të reja të OFAC.
Fitorja e Donald Trump ka ngjallur shpresë te shumë politikanë të lartë të sanksionuar nga SHBA, të cilët besojnë se përmes lidhjeve dhe miqësive do të arrijnë të heqin “njollën e zezë” nga përtej Atlantikut.