Meriton Mjekiqi refuzoi të komentonte lidhjen me Ilnisën, reagon gazetarja: Netët …

Në emisionin “Goca dhe Gra” të transmetuar sot në Top Channel, ka qenë i ftuar Meriton Mjekiqi, ish-finalist i “Big Brother VIP 3 Albania”.

Gjatë intervistës, ai zgjodhi të mos komentojë lidhjen e tij të kaluar me Ilnisa Agollin, duke kaluar pyetjen pa dhënë asnjë përgjigje.

Pak pas daljes së emisionit, reagimi i gazetares Ilnisa Agolli nuk vonoi. Ajo publikoi një Instagram Story me fjalët:

“Ëndrrat e një nate vere, nuk zgjasin netëve të dimrit”, një postim që tërhoqi vëmendjen e publikut dhe shkaktoi menjëherë diskutime të reja për marrëdhënien e dikurshme mes tyre.

Pas reagimeve në rrjet, moderatoret e “Goca dhe Gra” e kontaktuan Ilnisën gjatë transmetimit për të sqaruar kuptimin e statusit të saj. Gazetarja u shpreh:

“Përpara se të vija te Sara, pas një dite të ngarkuar, nuk mund ta mbyllja të martën pa ju parë juve. Ju rrotulloheni drejt dashurisë, tani ju pashë. Po kënaqesha. Fjala nuk i rri të gjithëve në gojë dhe nuk zë vend të gjithë.

Më vjen mirë, për herë të parë nuk isha subjekt i një teme që nga portalet fryhet dhe kamuflohet. Është një raport që ka përfunduar para një viti. Ky statusi ishte fare i qartë që historia ka përfunduar, nuk ka nevojë për koment” – tha ajo.

E pyetur nëse ishte penduar për marrëdhënien me Meritoni, Ilnisa e përmbylli me fjalët: “nuk shquhem si njeri që pendohem”.