Këngëtarja e njohur Elhaida Dani ka folur hapur për herë të parë rreth historisë së saj të dashurisë me balerinin Ledjan Agalliaj, me të cilin nisi një romancë gjatë spektaklit “Dancing With The Stars”. Historia e tyre mori vëmendje të madhe në publik, pasi në atë kohë Ledjani ishte në një lidhje 7-vjeçare.
E ftuar në një intervistë, Elhaida ka treguar se në fillim marrëdhënia e tyre profesionale ishte e ftohtë, por gjithçka ndryshoi gjatë një dite prove, kur balerini vendosi t’i shprehte për ndjenjat e tij.
Siç ka treguar ajo, ai e ka ftuar për të pirë kafe dhe i ka treguar se ishte ndarë nga partnerja që kishte prej 7 vitesh dhe se kishte rënë në dashuri me të.
“Ledi në këtë ditë ishte shumë i lumtur se më rrëfen gjithçka. Më thotë “Elhajda, unë jam më në një lidhje. Unë për ty kam ndjenja sa nuk di vetë më as vetë ta mbaj, nuk më kërcehet, nuk më haet, nuk më pihet, nuk mundem më, dua të ta them, nuk mundem më, nëse t’i më thua që ndjen gjysmën e saj qe ndjej unë, do të të të bëj njeriun më të lumtur në botë”, rrëfeu ajo në “The Dalina Show”.

Këngëtarja më tej u shpreh mes lotësj se edhe sot pas tre vitesh nga nisja e lidhes së tyre, balerinit i shkëlqejnë sytë kur ata janë bashkë.

Elhaida Dani: Në momentet që ne nuk ishim bashkë, me javë të tëra, Ledi nuk më fliste. Tipik shqiptar. Nuk ma fliste fare, më shihte me sy dhe unë thoja, ky ka ndonjë problem më mua dhe urren gjitha stafin që e ka vënë me mua. Do ketë ndonjë problem që nuk më flet gjatë provave, më fliste vetëm kur kishim shfaqjen. I disiplinua. Ky mika shqipar me pak rus, se është rritur në Azerbajxhan, më çorientoi fare. Ku filloj kërcimi, çdo njeri nga nata e parë mendoi se ishim të lidhur, ndërkohë në secilin në punën tonë.
Ndodhi gjatë provave nga mesi i spektaklit, ishte një ditë që duhet të rrinim gjithë ditën ne TV, unë dhe Ledi nuk flisnim, po këtë ditë ishte shumë i lumtur, dhe më thotë që a mund të vijë të marrë, meqë kemi 1-2 orë të lirë, ikim pijmë një kafe këtej afër. Dhe unë i them mirë. Unë vija nga një mentalitet tjetër dhe tani që jetoj në Tiranë e kam kuptuar që duhet të jesh më e kujdesshme. I them mirë, se në fund të ditës ishte partneri im, ndanim provat bashkë, çfarë të keqe ka.
Ledi në këtë ditë ishte shumë i lumtur se më rrëfen gjithçka. Më thotë “Elhajda, unë nuk jam më në një lidhje. Unë për ty kam ndjenja sa nuk di vetë më as vetë ta mbaj, nuk më kërcehet, nuk më haet, nuk më pihet, nuk mundem më, dua të ta them, nuk mundem më, nëse t’i më thua që ndjen gjysmën e saj qe ndjej unë, do të të të bëj njeriun më të lumtur në botë”.
Kur e bëri gjithë këtë fjalim. Ledi me mua është një ndër gjerat që dua më shumë. Sa herë e shoh (përlotet)… Sa herë e shoh dhe ai futet të një dhomë që jam unë, i ndrijnë sytë akoma pas tre vitesh dhe më bën të kuptoj që është shumë e thjeshtë, më e thjeshtë seç mendojmë.

“Justifikimi” i marrëdhënies
Këngëtarja Elhaida Dani u ngjit edhe në skenën e Fest 63, ku mban edhe postin si drejtore artistike, për të folur për romancën e saj me balerinin, “justifikoi” romancën duke thënë se “u dashurova”.

“Nuk ishte një akt, një shfaqje, por një ndjesi e pastër një lidhje e vërtetë”, u shpreh këngëtarja në skenën e Fest 63, duke shtuar se “ajo që për mua ishte magji, për të tjerët u bë thjesht një arsye për të më ndëshkuar dhe gjykuar”, ndërsa balerini ndodhej në parapaskenë dhe e dëgjonte.
Elhaida Dani i konsideroi kritikat ndaj saj si “një takë që thyhet dhe papritur rrëzohesh”, teksa theksoi se në momentin që bëri lidhjen publike me balerinin gjatë spektaklit hapi zemrën me publikun.
“Por si në një tavernë greke, ku pjatat thyen pa mëshirë, edhe zemra ime u thye. 3 ditë mjaftuan që gjithçka të ndryshonte, komente, sharje, akuza, më paragjykuan, më thanë tradhtare, njerëz që nuk më njihnin dhe nuk e kuptonin zemrën time, më dënuan pa mëshirë”, shprehej artistja në atë kohë.

Elhaida Dani: Ka momente në jetën e një artisti ku gjithçka që je, gjithçka që ke ndërtuar vihet përballë një bote që pret të të gjykojë.
Ndonjëherë nuk janë dritat e skenës ato që të verbojnë por janë hijet e paragjykimeve që të ndjekin pas.
Isha në atë sallë, në atë skenë duke kërcyer, duke ndjerë çdo hap, ritëm dhe ndodhi ajo që nuk e kishte parashikuar askush. U dashurova! Ku je? (I drejtohet balerinit dhe shikon nga salla) Ku të kam? Nuk ishte një akt, një shfaqje, por një ndjesi e pastër një lidhje e vërtetë.
Por ajo që për mua ishte magji, për të tjerët u bë thjesht një arsye për të më ndëshkuar dhe gjykuar.
E keqja është që ti e ndjen shumë thellë, si një takë që të thyhet papritur dhe rrëzohesh. Edhe unë u rrëzova, u rrëzova para syve që vëzhgonin çdo lëvizje timen, çdo hap, çdo shikim timin. E çuditshme është shumë sepse si artist, ti zgjedh ti hapësh zemrën publikut, të gjithëve. Por si në një tavernë greke, ku pjatat thyen pa mëshirë, edhe zemra ime u thye. 3 ditë mjaftuan që gjithçka të ndryshonte, komente, sharje, akuza, më paragjykuan, më thanë tradhtare, njerëz që nuk më njihnin dhe nuk e kuptonin zemrën time, më dënuan pa mëshirë. Unë mbeta aty e brishtë, e thyer, por unë jam mësuar të luftoj. Jam rritur me ëndrrën për të fituar, jam rritur me ëndrrën për të qenë ajo që nëna ime më thotë me krenari ‘kjo është vajza ime’.
Askush nuk të përgatit për momentet kur zemra jote bëhet objekt gjykimi, kur jeta jote private shndërrohet në një spektakël publik. Ata më thanë thjesht ‘ti nuk je e mirë’. Si mund të përgjigjesh kur je bërë copë, kur një takë thyhet, ajo nuk flet, vetëm shkëputet dhe unë në atë moment ndjeva diçka brenda meje u këput, por jo përgjithmonë. Unë e di që bota e një artisti mund të jetë mizore, çdo lavdërim dhe çdo sharje e ka fuqinë të të ndryshojë, të të bëjë më të fortë ose të të thyejë, dhe unë e mora dhimbjen dhe shndërrova në forcë. Sepse e di që nuk mund t’i pëlqesh të gjithëve, nuk mund ta detyrosh botën të të dojë, por mund të vazhdosh të jesh e sinqertë e veten tënde.
Kam derdhur lot për ata që u përpoqën të më thyenin, të më përdornin, të më përndiqnin dhe më gjykuan.
Në fund çdo gjë është për dashurinë time, sepse është dashuria ajo që të mban lotët me të cilët ndan dhimbjen dhe gjen forcën, këtë gjë nuk na e rrëmben askush. Prapë unë sot kthehem në skenë, i besoj botës një copë të jetës sime, zemrës time.

Si Elhaida Dani u bë “mollë sherri” që balerini t’i jepte fund marrëdhënies 7 vjeçare
Ledian Agalliaj dhe Elhaida Dani nisën romancën e tyre gjatë “Dancing With the Stars 1” dhe pas kësaj çifti shiheshin kudo bashkë e shfaqnin dashurinë e tyre në rrjetet sociale.
Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj nuk arritën të fitonin “Dancing With The Stars”, por sigurisht që fituan njëri-tjetrin.
Ndonëse të shumtë ishin ata që e gjykuan këtë raport të lindur mbi fejesën e prishur të balerinit, dyshja duken më të dashuruar se kurrë e më pranë njëri-tjetrit.
Që pasi bënë publike romancën e tyre, Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj janë përballur me reagime nga më të ndryshmet të publikut. Balerini tha gjatë puntatës së fundit të “Dancing With The Stars” se ndjenja e tyre është shumë reale.
“S’e kam bërë, nuk e bëra dot, unë kam dashur ta bëj diçka të tillë, e menduam të dy dhe thamë jo, nuk e menduam që do të merrte këtë lloj përmase, edhe kur është dhënë videoja kemi menduar të ndahej kjo copëz e ta mbanim për vete, kjo është shumë reale, e ndjejmë njëri-tjetrin dhe aq”, u shpreh ai.
Më tej erdhi dhe reagimi i Elhaidës, e cila u shpreh se ajo dhe partneri i saj nuk kanë thyer asnjë kod moral. Ajo theksoi se vendosi ta bënte publike lidhjen e saj për shkak të përgjegjësisë që ka si një personazh publik që është.
“Ka qenë një javë shumë intensive kjo që kaluam, kishim vendosur të mos reagonim asnjëri, unë nuk jam këtu për të edukuar një popull të tërë, por duke qenë se jam një personazh publik kam një lloj përgjegjësie kur bëj veprimet e mia në sy të publikut, e ndjeja të nevojshme të sqaroja vendin tim, fjalët nuk do të mbarojnë kurrë”, tha ajo.
Balerini kishte hyrë në këtë format i fejuar me bukuroshen Ditjona Bora, me të cilën kishte pasur një histori dashurie prej 7 vitesh.
Në fillim të spektaklit, ish-e fejuara e Ledianit dhe Elhaida kishin një raport të mirë. Në rrjetet sociale, madje ajo komentonte në fotot që këngëtarja publikonte nga skena me balerinin.
“Artista”, shkruante Ditjona te fotoja e dyshes, duke vlerësuar kështu performancat e saj dhe të partnerit të saj. Ish-çifti ishin prej vitesh në një lidhje dashurie, por duket se njohja e balerinit me këngëtaren “shkatërroi” marrëdhënin e tyre.
Elhaida Dani u konsiderua një mollë sherri në prishjen e lidhjes së çiftit, që dukeshin shumë të dashuruar.