E lidhur me biznesmenin maroken? Ish-bashkëshortja e Eldi Dizdarit, Suada Sherifi thÿen heshtjen: Një person i kërkuar nga DEA amerίkane, s’ka…

Suada Sherifi ka përgënjeshtruar lajmet që e lidhin me një biznesmen të pasur me kombësi marokene dhe të kërkuar nga DEA amerikane.

Në një reagim për Versus.al, ajo thekson se është një grua e lirë, që jeton sipas të vërtetës së saj, dhe se lajmet që e përfshijnë në kontekste të fabrikuara nuk pasqyrojnë realitetin.

Ajo sqaron gjithashtu se nuk ka asnjë marrëdhënie me Moodsin, influencerin dhe një nga miqtë e saj më të mirë, dhe se përpjekja për ta lidhur figurën e saj me të është qëllimisht për të dëmtuar imazhin e saj si grua.

Mesazhi i plotë i Suada Sherifit i pa redaktuar:

Unë jam një grua e lirë. E lirë të jetoj sipas të vërtetës time. E lirë nga pazaret, nga shpifjet dhe nga presioni i portaleve. Ju mund të shpikin, mund të më etiketoni mund të më vini në tituj – por lirinë time nuk e prekin dot.. Unë nuk jam mardhënie me Moodsin i cili është influencer dhe nja nga miqtë e mi më mirë .. dhe ju e bëni qëllimisht për të dengruar figurën time si femër. Një person i kërkuar nga Dea amerikane nuk besoj se ka jetë për të jetuar apo mood për të dashuruar dikë nuk e di sesi është krijuar një fantazi e tillë por ju skeni asnjë të drejtë të shisni titujt të tillë të shëmtuar të paketuara si lajme.