Grenell sulmon ashpër Hagën: Një nga arsyet pse Europa po dështon! Thaçi t’i padisë në një gjykatë amerikane

Ish-i dërguari special i SHBA-së për misione speciale, Richard Grenell ka reaguar sërish ndaj Gjykatës së Hagës, duke e akuzuar këtë herë si “një prej arsyeve se përse Europa po dështon”.

Grenell thotë se Hashim Thaçi po mbahet në burg prej 5 vitesh, ndërsa politikanët evropianë heshtin për këtë padrejtësi.

Ai thotë se Thaçi duhet t’i padisë të gjithë në Hagë dhe në një Gjykatë Amerikane sapo të dalë nga burgu.

Mesazhi i Grenell:

Ka shumë arsye pse Europa po dështon.

Por një shembull është numri i madh i politikanëve evropianë që heshtin rehat për Hagën që mban një Kryetar Shteti në burg për 5 vjet pa gjyq. Dhe pastaj gjyqi zgjat më shumë vite.

Është një sistem brutal arkaik i drejtuar nga elitat.

Kjo nuk është drejtësi. Dhe askush nuk duhet të marrë më kurrë këshilla gjyqësore nga një evropian.

Shpresoj që Hashim Thaçi t’i padisë të gjithë në Hagë në një Gjykatë Amerikane kur të jetë jashtë – në fund të fundit, janë para të taksapaguesve amerikanë.