53-vjeçari rumun ishte shpallur në kërkim prej pesë muajsh, dhe ende vijon puna për kapjen e tij.
Ngjarja tronditëse u regjistrua në lagjen ‘Hajro Çakërri’, ndërsa Hoxhaj po shkonte në punë si roje objekti.
58-vjeçari, u qëllua me dy plumba në kokë dhe një në trup, një goditje e saktë dhe e padiskutueshme, e cila, sipas hetuesve, tregon një qëllim të qartë: eliminimin total.
Hetimet paraprake tregojnë se autorët e krimit kishin informacion të saktë në lidhje me lëvizjet e Hoxhajt – ata e dinin që ai punonte të dielave dhe largohej herët në mëngjes. Ishte pikërisht kjo saktësi që duket se është shndërruar në një katastrofë për të.
Ekspertët mjeko-ligjorë theksojnë se goditja në qendrat nervore tregon qartë se nuk ishte një konflikt spontan, por një atentat i studiuar në detaje. Burime pranë hetimit flasin për një urdhër të ardhur nga jashtë vendit, konkretisht nga një grup kriminal me seli në Dubai, i cili dyshohet se ka porositur vrasjen.
Një nga pistat e para të hetimit ishte një mosmarrëveshje për pronën, por kjo u përjashtua shpejt. Sipas burimeve policore, atentati duket se lidhet me krimin e organizuar. Dyshohet se Hoxhaj mund të ketë pasur njohuri ose kontakte që e bënin të rrezikshëm për dikë.
Ndërkohë, personi i parë, djali i një ish-deputeti, është arrestuar për përfshirje të mundshme në atentat, ndërsa disa të tjerë janë shpallur në kërkim.
Hetuesit po punojnë për të zbuluar fijet e ndërthurura të një rrjeti që lidh grupet kriminale nga veriu në jug të vendit, të cilat komunikojnë dhe bashkëpunojnë me urdhra që vijnë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
E diela si dita e zgjedhur për atentat nuk ishte e rastësishme. Përveç rutinës së viktimës, ajo u shfrytëzua për shkak të vigjilencës së